Dashuria gjermane e Turqisë vazhdon me Stefan Kuncin

Gjithçka nisi që në 1984, kur Jup Derval mbërriti tek Gallatasaraji, por ndihmoi gjithashtu edhe krejt lëvizjen futbollistike turke, pra edhe kombëtaren. Në stolin e Turqisë ka qenë edhe Zep Piontek, një tjetër trajner gjerman i këshilluar nga Dervali, ndërsa nëpër klube kanë punuar Verner Lorant apo Kristof Daum. Tradita do të vazhdojë me Stefan Kuncin, i cili është tashmë trajneri i ri i Turqisë, pasi u largua nga roli drejtues në kombëtaret gjermane të moshave. Kunc drejtoi ekipet kombëtare të Gjermanisë U21 dhe U23, ndërsa si lojtar do të mbahet mend si shënues i golit ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian 1996 në “Uembli”, turne që Gjermania e fitoi. Ai do të zerë vendin e trajnerit të respektuar, Shenol Gynesh, që drejtoi ekipin në finalet e Europianit, një aventurë që doli pa sukses.

Sfidanti.al