Të mos bëjmë gjoja sikur nuk kuptojmë sepse në vende të tilla ku njeriu më mirë e shet sesa e mbron votën, nuk mund të bëjë “derman” as VAR-i në futboll. Kanë mjaftuar dy javë kampionat për të nisur polemikat, por “zotat” e VAR-it në Shqipëri mund të ndihen të lehtësuar me vjedhjen që i bënë Sauthemptonit në fushën e Mançester Sitit në Premier Ligën angleze. Ndodhi “ditën për diell”, siç komentoi Geri Lineker, kur fillimisht u dha penallti për “shenjtorët” në “Etihad”, dhe më pas VAR-i e përmbysi vendimin e gjyqtarit duke shpëtuar edhe mbrojtësin e kombëtares, Kajl Uolker, nga kartoni i kuq. Gjyqtari Xhon Mos i bëri të dyja, dha penalltinë dhe të kuqin, por u dorëzua përpara teknologjisë!
Sfidanti.al