E patë çfarë Çelsi? Fiton 3-0 në fushën e Totenhemit edhe pa golat e Lukakut!

Kjo cilësohet një skuadër e vërtetë pretendente për titull, ndonëse Liverpuli vështirë se mund të quhet më pak dhe Mançester Junajtidi është gjithashtu aty, në majë të Premier Ligës. Gjithsesi, ndershmërisht bën më shumë përshtypje fitorja 3-0 e Çelsit në fushën e Totenhemit sesa të themi suksesi 3-0 i t kuqve të Jurgen Klopit në “Anfild” kundër Kristël Palasit dhe i Junajtidit 2-1 në Londër kundër Uest Hemit. Se çfarë kandidati për kurorën është ekipi i trajnerit Tomas Tuhel e tregon edhe fakti se sulmuesi kryesor, Romelu Lukaku, nuk mori pjesë në festë këtë fundjavë. Gjigandi belg nuk shënoi, sepse golat u realizuan nga Tiago Silva, Ngolo Kante dheAntonio Rydiger. Tiago Silva ka nisur të cilësohet si “mbrojtësi Rolls Rojs”, apo njeriu i përzgjedhur nga trajneri për të qenë lideri në mbrojtje për ndeshjet e vështira. Gjithsesi, Tuheli u shpreh i pakënaqur me lojën e bluve në pjesën e parë, pasi fitorja u arrit pas pushimit. “Ishte absolutisht e papranueshme mënyra sesi luajtëm në pjesën e parë, – deklaroi trajneri gjerman, – lojtarët e mi donin më shumë të tregonin sesa të talentuar ishin sesa të ishin agresivë”.

Sfidanti.al