Vajzat në fushë e dinin se çfarë fanele po vishnin, dhe çdokush që kupton nga futbolli e kupton se kjo skuadër herët a vonë do të jetë në nivelet që kërkohen. Reali i Madridit i femrave bëri debutimin në Champions, duke luajtur ndeshjen e parë të plej ofit ndaj Mançester Sitit. Ndeshja u luajtur në ministadiumin “Di Stefano” në prani të 1 000 tifozëve dhe të presidentit Florentino Perez, dhe madrilenet ia dolën të paktën që të barazonin 1-1. Anglezet kryesuan 1-0 me golin e shënuar nga Ueir në 42’, dhe vetëm në 92’ barazua vendaset me anë të autores Kenti Robles. Sitit iu anulua një gol për faull, ndërsa Ester humbi një penallti për Realin. Ekipit “merenges” i munguan lojtare të rëndësishme si Kosovare Asllani, Marta Kardona dhe Maite Oroz, por u mbajt në këmbë. Ndeshja e kthimit që përcakton kualifikimin në fazën e grupeve luhet në 8 shtator në Angli.
Sfidanti.al