Moriba kalon tek Lajpcigu, por Barça dështoi për Dani Olmon!

Skuadra gjermane ka humbur shumë lojtarë deri tani, por sapo mori një talent të ri, i cili papritur u prish me Barcelonën. Ky është 18-vjeçari Ilaiç Moriba, që kalon në Gjermani pikërisht nga “Kamp Nou” për shumën e rreth 16-17 milionë eurove. Lojtari nga Guinea nuk dihet mirë se përse u prish me drejtuesit katalanas, dhe u përjashtua nga ekipi i parë dhe nga rezervat, ndërsa firmosi për 5 vjet në Lajpcig. Barça deshi sulmuesin e kombëtares së Spanjës, Dani Olmo, që shkëlqeu në Euro 2020, por Lajpcigu nuk deshi ta humbiste lojtarin e rëndësishëm.

Sfidanti.al