Ronaldo? Nga numri i fanelës, tek penalltitë e goditjet e dënimit!

Këto janë temat që po diskutohen në ishull dhe në ambientet e “Old Trafordit”. Kthimi i Kristiano Ronaldos mund të jetë një lajm i madh dhe një kënaqësi supreme për tifozët, por ka disa “kleçka”. Së pari, pritet që portugezi ta marrë sërish fanelën me numrin 7, atë që ka pasur në epokën e parë, dhe që e kanë mbajtur legjendat e “djajve” si Xhorxh Besti e Brajan Robsoni. Sezonin e kaluar, numrin 7 e ka mbajtur Edinson Kavani. Nga ana tjetër, ka një këshillë nga ish-futbollistë të Junajtidit, si Rio Ferdinand, që Kristiano të bëhet penalltisti i ekipit, por jo edhe ekzekutuesi i goditjeve të dënimit. Këto kohë, ato i ka goditur portugezi tjetër Bruno Fernandes dhe ka qenë me rendiment më të lartë sesa Ronaldo tek Juventusi.

Sfidanti.al