Kalon në “fije të perit” operacioni Grizman-De Jong-Saul!

Më në fund, La Liga spanjolle e ndezi dritën jeshile dhe të gjithë u lehtësuan. Një operacion i ndërlikuar, ku ishin përfshirë 3 futbollistë mezi u realizua në sekondat e fundit para mesnatës. Antuan Grizman kthehet tek Atletiko e Madridit në formë huazimi, për t’u blerë më pas, Luk De Jong kalon nga Sevilja tek Barcelona, ndërsa Saul Nigez jepet huazim për 1 vit nga Atletiko tek Çelsi. Blutë do të paguajnë 5 milionë, dhe opcioni është të paguajnë 45 milionë të tjera verën e ardhshme.

Sfidanti.al