Në Itali janë (thuajse) të sigurt: CR7 e Juventusi, sërish bashkë!

Vështirë të bëhen parashikime dhe vështirë të vendoset besimi tek deklaratat e cilësdo palë. E ardhmja e Kristiano Ronaldos mbetet enigmë, ndonëse mundësia për të qendruar tek Juventusi është mjaft e madhe. Me Realin e Junajtidin që janë “jashtë lojë”, dhe me Paris SG që mund të marrë Risharlisonin (sipas mediave) nëse largohet Kilian Mbape, vetëm Mançester Siti është destinacioni i mundshëm për portugezin, me përjashtim të Torinos. Kjo, nëse Guardiola nuk merr dot Kejnin, edhe pse mund të hidhet në sulm për Dushan Vllahoviçin që e kërkon edhe Atletiko e Madridit.

Përtej faktit se CR7 ka një rrogë tepër të lartë, që Juventusit nuk i pëlqen, me gjasë “Zonja e Vjetër” mund të pranojë bashkëjetesën edhe një sezon tjetër duke pasur shpresë tek rikthimi i tifozëve në stadiume dhe rikthimi i normalitetit në futboll. Kjo do të thotë se imazhi i Ronaldos mund të ndihmojë financiarisht, ashtu si edhe golat e tij mund të shtyjnë ekipin e Alegrit drejt fitores së titullit dhe pse jo, të Championsit. Në një kohë që Morata nuk mund ta mbajë barrën e protagonistit në sulm, dhe që Dibala, Kieza e Kulushevski nuk garantojnë golat e Kristianos, ky bëhet i rëndësishëm.

Sfidanti.al