Katër gola e 3 asistë nuk i mjaftuan Uzunit për grupet e Championsit

Një goditje e rëndë për ambiciet e tij dhe të kampiones së Hungarisë, Ferencvarosh. Ekipi “maxhar” u detyrua të dorëzohej në plej ofin e Championsit duke mos e arritur dot fazën e grupeve për herë të dytë radhazi. Kundër Jang Bojsit në Budapest përfundoi 2-3, aq sa rezultati i ndeshjes së parë në Zvicër. Myrto Uzuni ishte sërish protagonist duke shërbyer asistin e golit të dytë (harkim nga goditja e këndit) për avantazhin 2-1, por Ferencvaroshi nuk u mbajt dot deri në fund. Jang Bojsi tregoi më shumë përvojë e ndoshta edhe cilësi pak më të lartë, siç u duk në fitoren që arriti në Zvicër edhe pse ishte me 10 lojtarë në fushë. Uzuni zhvilloi sezonin më të mirë në Champions në karrierë, me 4 gola e 3 asistë (vjet pati dy gola), por kjo nuk mjaftoi.

Sfidanti.al