Si fillim, lajmet vijnë nga Franca, ndërsa në Madrid ka “heshtje varri”. Presidenti i Realit, Florentino Perez, nuk dëshiron në asnjë mënyrë të krijojë armiqësi me Paris SG dhe Al Helaifin, por gjithsesi duket se “operacioni Kilian Mbape” po merr rrugë, madje e ka shtuar shpejtësinë. Televizioni RMC informon se sulmuesi 22-vjeçar është takuar me Al Helaifin dhe se gjërat mes palëve janë të qarta, pra që kampioni i botës nuk dëshiron të vazhdojë në Paris dhe as të rinovojë. Nuk flitet për shifrat e operacionit, por dihet që më parë se mund të shkojnë nga 130 deri në 170 milionë euro. Në kryeqytetin spanjoll ka optimizëm të matur, ndërsa 58 për qind e tifozëve besojnë se Mbape do të vijë, sipas sondazhit të “Markës”, ndonëse 29 për qind mendojnë se transferimi do të ndodhë verën e ardhshme dhe 13 për qind nuk e presin fare në Madrid. RMC informon se në planet e PSG-së mund të jetë Kristiano Ronaldo.
Sfidanti.al