Juvja bën kujdes për të ardhmen e CR7-ës, ka 3 alternativa nëse i ikën

Flitet për lojtarë të mirë, dhe me vlerë kartoni të ndryshme. Gabriel Zhezus i Mançester Sitit, Antoni Marsial i Mançester Junajtidit dhe Mauro Ikardi i Paris SG janë alternativat për Juventusin nëse në fund të fundit Kristiano Ronaldo largohet. Sumuesi i Sitit kushton 60 milionë euro sipas kartonit, por është i ri, i shpejtë dhe i talentuar. Juvja do të kishte para për të shpenzuar sepse Ronaldo mund të largohej për gati 30 milionë euro, dhe do të çlironte një fond rroge prej 31 milionë eurosh në sezon. Marsialit i kushton kartoni 45 milionë euro (25 vjeç), ndërsa Ikardi 28-vjeçar është dëshirë më e hershme e Juves dhe mund të kushtojë deri në 40 milionë euro.

Sfidanti.al