Rumenige vë duart në kokë, por PSG guxon; si mund të japë 70 milionë euro për Ronaldon?!

Ish-shefi ekzekutiv i Bajernit ka të drejtë në alarmin dhe në logjikën e tij. Është e pamundur nga ana e efektivitetit ekonomik që të marrësh një lojtar si Kristiano Ronaldo që ka një rrogë të jashtëzakonshme tek Juventusi. Shifrat thonë 31 milionë euro në sezon, ndërsa Karl-Hajnc Rumenige thotë 35 milionë euro neto dhe 70 milionë euro bruto (bashkë me taksat). Një barrë e rëndë për Juventusin, por Paris SG mund ta pranojë këtë rrezik (sipas mediave spanjolle) nëse Kilian Mbape shkon tek Reali i Madridit. Al Helaifi do të realizonte një ëndërr, të bashkonte në një ekip dy yjet më të mëdhenj të epokës, Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon! Si i bëhet me bilancin? “UEFA duhet të bëjë diçka”, – thotë Rumenige, por duket se Çeferin ka ndryshuar mendje për Lojën e Ndershme Financiare, sepse PSG-në e kishte aleat në betejën kundër Superligës Europiane.

Sfidanti.al