Një verë e madhe dhe e plotë për “gëzimin” e tifozëve, e krahasueshme me atë të Lionel Mesit, ndonëse ka ndryshuar skuadër. Paulo Dibala më në fund është bërë “burrë”, dhe në moshën 28-vjeçare mund të korrë frytet e një talenti që pritej ta ngjiste më shpejt në majë. Mjaftoi një ndeshje shumë e mirë për Juventusin, në barazimin 2-2 në fushën e Udinezes (gol dhe asist), që vlerësimet të ishin me superlativa. Ai krijonte dhe shënonte, ndërsa Kristiano Ronaldo ishte në stol. Suksesi i Dibalës nisi që në qershor-korrik me Argjentinën, kur ishte protagonist bashkë me Mesin duke fituar Kupën e Amerikës. Tashmë, ai është grumbulluar sërish nga Argjentina për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës.
Sfidanti.al