Nga “pazari” në fushë, Milani ia del në një farë mënyre ndaj Sampit

Shënoi Brahim Diaz, i marrë nga Reali i Madridit, në fushë ishin blerjet e reja Mainjan në portë, Florenci në krah e Zhiru në sulm, ndërsa lajmet e mira me ndeshjen në stadiumin “Luixhi Ferraris”. Sampdoria u mund 1-0, dhe Milani iu përgjigj Interit edhe pse “me volum” më të ulët. Skuadra e Piolit pati, personalitet dhe cilësi të individëve, ndonëse në minutat e fundit rreziqet ishin të mëdha. Trajneri pret kthimin e Kesit dhe të Zllatan Ibrahimoviçit si dhe ndërthurjen e lojtarëve të ardhur këtë verë. Tashmë, është arritur marrëveshja për Pelegrinin, ndërsa duket afër akordi me Çelsin për Bakajokon. A mund të jetë ky Milan për titull? Ja përgjigja e Maldinit: “Gjithmonë më ka pëlqyer të ëndërroj!”

Sfidanti.al