Faleminderit “Di Stefano”, por 559 ditë pa “Bernabeun” ishin një përjetësi!

Më në fund ka një datë kthimi i Realit të Madridit në shtëpinë e tij. Punimet në stadiumin “Santiago Bernabeu” janë thuajse të përfunduara dhe klubi njofton se në 11 shtator në orën 16:15, ekipi i trajnerit Karlo Ançeloti do të luajë në fushën e tij ndaj Seltës. Do të marrin fund 559 si “refugjat” në “Alfredo Di Stefano” që pavarësisht emrit të madh, nuk mund të krahasohet me “Bernabeun” që mban 80 000 spektatorë. Të shikoje një Real-Barça apo një Real-Liverpul në “Di Stefano” ishte një vuajtje. Tashmë kjo periudhë mori fund.

Sfidanti.al