Gazetari sportiv: 120 milionë euro? Realit i duhen 150-180 për Mbapenë!

Këtë e thotë një nga pjesëtarët e njërës prej mediave të njohura spanjolle, Mario Torrehon. Ai u pyet nga shikuesit dhe lexuesit, për transferimin e mundshëm të Kilian Mbapesë nga Paris SG tek Reali i Madridit, ndërsa u dha fillimisht shifra prej 120 milionë eurosh. “Mendoj se duhen më shumë, – tha Torrehon, – më shumë se 120 milionë, padyshim. Mendoj se mund të arrijë në 150 apo 180 milionë euro, ndoënse Mbapeja ka edhe vetëm një vit kontratë në Paris. Gjithsesi, mendoj se Reali duhet të bëjë një sforcim më të madh”. i pyetur se nëse kjo nuk ndodh këtë verë, çfarë do të bëjë Reali me paratë që ka “taksur” për Mbapenë, gazetari u përgjigj: “Do t‘i ruajë në kasafortë për vitin tjetër sepse përveç Mbapesë nuk ka plan tjetër”.

Sfidanti.al