Quhet Brita Hofman dhe sot është 41 vjeç. Me mikrofonin televiziv në dorë, dhe duke qenë e kujdesshme para kamerës së “Skaj Sportit”, ajo e humbi vëmendjen nga profesioni për një moment sepse një top i mbërriti që nga fusha. Në mënyrë instinktive, Brita bëri një veprim të bukur teknik duke e ngritur topin me thembër. Padyshim që pati duartrokitje për gazetaren nga ata tifozë që patën mundësi ta shikonin. E pyetur më pas për veprimin e saj që u quajt “i fortë me top”, Brita deklaroi se “nuk ishte rastësi sepse unë kam luajtur futboll deri në adoleshencë, në moshën 17-vjeçare”. “Nuk ishte shumë e zonja, por isha me shumë pasion, ndërsa më pas vendosa t’i kushtohesha gazetarisë, dhe të flisja e të shkruaja për futbollin”, – përfundoi 41-vjeçarja.
Sfidanti.al