Emrin e ka si ndonjë djalë, por është vajzë e çfarë vajze. Karli Llojd është një nga heroinat më të mëdha të futbollit amerikan duke fituar dy Kupa të Botë e duke marrë dy medalje të arta olimpike. Një kampione e tillë u bë ylli i radhës që këputet e bie nga qielli duke “u djegur”. Llojd i dha fund karrierës në moshën 39-vjeçare duke fituar gjithçka e duke u bërë lojtarja e dytë me më shumë ndeshje me kombëtaren për të gjitha kohët. Mesfushorja e lavdishme ka parashikuar të luajë ndeshjen e saj të fundit në tetor-nëntor e ku i dihet, më pas mund të bëhet trajnere.
Sfidanti.al