Romelu Lukaku në sfidën e rëndë të numrit 9 tek Çelsi!

Romelu Lukaku ka një detyrë të vështirë tek Çelsi, pasi mori fanelën me numrin 9. Ata që kanë pasur këtë bluzë, shpesh kanë dëshrtuar tëk blutë, ndërsa të tillë si Drogba e Diego Kosta kanë pasur numra të tjerë. Emrat e atyre që nuk ia dolën janë të shumtë. Në 1992-1994 ishte Toni Kaskarino që luajti vetëm 9 ndeshje e shënoi vetëm 2 gola. Mark Stein nuk mund të thuhet se nuk pati sukses pasi në 1994-1996 shënoi në 7 ndeshjet e para radhazi dhe pati 25 gola në 63 ndeshje, por iu kufizua minutazhi nga ardhja e Gulitit, Vialit e Xolës. Viali nuk dështoi duke shënuar 40 gola në 3 sezone pavarësisht se ishte në moshë të madhe.

Dështimet u kthyen me një sulmues shumë të mirë si Kris Saton duke shënuar vetëm 1 gol në Premier Ligë. Xhimi Flojd Haselbank ishte një sukses në vitet 2000-2004, duke shënuar 26 gola në sezonin e parë, 29 në të dytin e ishte sërish shënuesi më i mirë më pas. Nuk ia doli Mateja Kezhman, mjaft më mirë ishte Krespo, ndërsa më pas fanela me numrin 9 u mbajt jo nga sulmues (Bulahruz, Siduell e Di Santo). Nuk plotësuan pritshmëritë të tillë si Torres apo Falkao, dhe po ashtu as Morata, Higuain apo Abraham. Mbetet të shihet Lukaku.

Sfidanti.al