Në karrierë, edhe pse nuk ka qenë ndër më të shkëlqyerat, sërish nuk ka dalë keq. Kamila Xhorxhi ka fituar vërtet vetëm 1 titull në tenisin e femrave (si dhe ka arritur në çerekfinale të Tokio 2020), por gjithsesi ka fituar 4.5 milionë USD nga sporti. Sidoqoftë, tenistja 29-vjeçare italiane thotë se pasioni i saj më i madh nuk është tenisi, por bota e modës. Këtë e ka të injektuar nga mamaja e saj që në moshë të vogël dhe ka nisur bashkëpunimin me një agjenci të specializuar. Më parë sesa me modën, Kamila ka nisur bashkëpunimin me një fotograf profesionist i cili e ndihmon me fotot e saj që të shtojë ndjekësit në Instagram, pra edhe të bëjë më shumë para, ku edhe fotografi ka pjesën e tij.
Sfidanti.al