Interi mes Insinjes, Korreas e Joviçit, dhe çështjes “Lautaro”!

Nuk i ka shumë keq punët Simone Inzagi tani që skuadra zikaltër po merr formë pas “eksodit” të madh. Për ta kompletuar duhen dy gjëra, një sulmues tjetër i nivelit sa më të lartë, si dhe që të bëhet e pamundura për të mbajtur Lautaro Martinezin. Interi ka në plan ose Insinjen e Napolit, ose Korrean e Lacios, dhe shanset janë për të marrë njërin, por nga Serbia vjen lajmi se milanezët po punojnë për Luka Joviçin. Ylli i Realit, që u dha hua vjet te Frankfurti, ndoshta nuk është për në “Bernabeu”, por tek Interi presioni është diçka më i vogël dhe mund t’ia dalë. Ai mund të shënojë gola. Problemi tjetër ka lidhje me Lautaro Martinezin, që u tha se kishte arritur një marrëveshje me Totenhemin, ashtu si edhe Interi për gati 70 milionë euro. Agjenti i sulmuesit bën presion: “Lautaro beson te projekti i klubit, duhet ta bindim që të qendrojë!” Zakonisht bindja vjen me rritje rroge.

Sfidanti.al