Gjete kohë për “dasmë” Granit Xhaka, tek Arsenali po mbajnë zi!

Biznesi mbetet biznes, dhe kontratat duhen nënshkruar, ndryshe ky futboll nuk ekziston. Granit Xhakës i erdhi momenti për ta bërë, pas një ndryshimi “kryekëput” të planeve. Nga përqafimi i pritshëm i Zhoze Murinjos, kapiteni i Zvicrës provoi mosshkëputjen nga krahët e Mikel Artetës dhe ai rinovoi marrëveshjen me Arsenalin deri në vitin 2025. Nuk thuhet gjë për rrogën e mesfushorit me origjinë shqiptare, që shkëlqeu në Euro 2020, por me gjasë do të ketë mbetur po ajo që ishte ose do të jetë rritur pak. Gjithsesi, koha nuk u duk shumë e mirë për “dasmën” sepse Arsenali sapo u turpërua në ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë, duke u mundur 0-2 në fushën e Brentfordit.

Sfidanti.al