Një trajner si Maurisio Poçetino padyshim që është shumë i mirë, por as ai dhe as Lionel Mesi nuk mundet që të jenë “prestigjiatorët” e Paris SG. Që kur francezët nisën përforcimet me yje të mëdhenj si Ramos e Mesi, pati krahasime me atë që i ndodhi Realit të Madridit kur mblodhi Zidanin, Figon, Bekamin, Ronaldon, Roberto Karlosin e më pas Majkëll Ouenin. Këtë e përsërit edhe Tieri Henri. “Mesi është mbinjerëzor, – thotë ish-sulmuesi francez, – por, nuk është përgjigja për problemet e PSG-së, që pëson shumë gola”. Në të vërtetë, të mos ia hamë hakun presidenti Al Helaifi, sepse ai ka sjellë në ekip lojtarë si Donaruma në portë, apo Ramos e Hakimi në mbrojtje që mund ta ekuilibrojnë lojën.
Sfidanti.al