Të shpenzosh 1 miliardë, e të kesh nevojë jetike për Harri Kejnin

Kjo duket se po i ndodh Mançester Sitit që nuk ka shënuar gol në 3 ndeshjet e fundit. Ekipi i Pep Guardiolës u mund 0-1 nga Totenhemi në nisje të Premier Ligës, ndërsa më herët ishte mundur 0-1 në finalen e Superkupës nga Leisteri dhe në finalen e Championsit nga Çelsi me të njëjtin rezultat. Me “plakjen” dhe ikjen e Agueros, Siti nuk ka gjetur zëvendësues, ndërsa Ferran Torres po luan në vend të Stërlingut e nuk po e bën dot detyrën para portës kundërshtare. Me Guardiolën, Siti ka shpenzuar 1 miliardë paundë stërlina, por sërish duket se përgjigja e vetme për golin është 150-milionëshi Harri Kejn (i cili ndoshta mund të mos lejohet nga Totenhemi).

Sfidanti.al