As vetë Zhoan Laporta nuk e ka të qartë, ndonëse në analizë të fundit një klub kaq i madh padyshim që do ta gjejë mënyrën. Që nga janari, borxhi i Barcelonës ka arritur në 1.35 miliardë euro, duke u shtuar me 170 milionë euro të tjera në 7 muajt ep arë të vitit, dhe presidenti u kërkoi publikisht lojtarëve që të pranonin një tjetër ulje rroge. Rrugë të dytë nuk ka, pasi borxhlinjtë do të trokasin në derë, që do të thotë se do të shkojnë në gjykatë. Largimi i Lionel Mesit nuk mundi ta shpëtonte situatën, ndërsa duhet të ikin Kutinjo apo Grizman, ndërsa rrogat duhet të ulen me 30 deri në 50 për qind.
Sfidanti.al