Manaj “gëzon” fanelën me numër 14 të Kutinjos, por sa kohë mund ta mbajë?!

Numrin 14 do ta gëzojë dhe me gjasë mund të qendrojë në klub. Asgjë nuk dihet për të ardhmen e Rej Manajt, por e sigurt është që shqiptari është në pozita më të mira tek Barcelona sesa një yll si Filip Kutinjo. Braziliani i marrë për më shumë se 120 milionë euro nga Liverpuli, nuk ka më vend në ekip, sidomos për rrogën e madhe që ka, dhe pritet huazimi i tij në çdo moment, pse jo tek Lacio. Pikërisht, Kutinjo do të linte të lirë fanelën numër 14 që do ta merrte Manaj. Sidoqoftë, Barça do të donte ta transferonte edhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, qoftë edhe për 3 apo 5 milionë euro. Kjo do të ndihmonte buxhetin, por edhe vetë Manajn, sepse diku tjetër do të kishte shumë më tepër mundësi të luante sesa tek Barcelona.

Sfidanti.al