Nga Grilish te Kejn dhe (pse jo) Mesi, Man. Siti merr “djemtë plangprishës”

Xhek Grilish është një lojtar që është rritur tek Aston Vila, por tashmë shtëpia e tij e re është stadium “Etihad”. Kapiteni i ekipit nga Birmingemi, dhe mesfushori i Anglisë, u prezantua si lojtar i Mançester Sitit (në foto) për një shifër prej 100 milionë paundë stërlina, që është rekordi i transferimeve në Angli. Rroga e Grilishit do të jetë 200 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë 10.4 milionë paundë stërlina në vit.  Siti po synon një tjetër “djalë shtëpie”, kapitenin e Anglisë, Harri Kejn, që është rritur tek Totenhemi. Jo vetëm kaq, por klubi i Pep Guardiolës mund të marrë edhe Lionel Mesin, pasi ky i ndau rrugët me Barcelonën. Edhe Mesi është “djalë shtëpie” i Barcelonës, pra Siti po përpiqet të marrë sa më shumë “djem plangprishës”.

Sfidanti.al