“Quhem Niko Ali Uolsh, jam nipi i Muhamed Aliut”

Është vetëm 20 vjec dhe është në prag të nisjes së një karriere në boksin profesionist që mund të jetë e madhe. Gjithsesi, përgjegjësia dhe presioni ndaj këtij djaloshi amerikan është tepër e madhe sepse Niko Ali Uolsh është nipi i Muhamed Aliut, legjendës më të madhe të boksit profesionist në histori. Ai do të bëjë debutimin në boksin profesionist në 14 gusht në peshën e mesme, ndaj një kundërshtari të cilit ende nuk i jepet emri, ndërsa ndeshja do të jetë me 4 raunde. Niko thotë se “e di që do të jem në shënjestër, që të gjithë do të presin maksimumin  prej meje,  por do të përpiqem të eci në gjurmët e gjyshit”.

Sfidanti.al