Nuk mjaftoi Euro 2020, Italia mund Britaninë në stafetën olimpike 4×100 metra!

Kush e ka harruar mbrëmjen  e jashtëzakonshme në “Uembli”, ku Italia u shpall kampione e botës mes kaosit duke mundur Anglinë pas penalltive. Kjo skenë u përsërit,  ndonëse në përmasa më të vogla, në stadiumin  olimpik në Tokio, ku Italia e mundi këtë herë jo Anglinë por Britaninë e Madhe, në stafetën 4×100 metra për meshkuj në atletikë. Gjithcka është edhe më e rëndë sepse italianët fituan me vetëm 1 të qindën e sekondës më mirë sesa britanikët. Stafeta italiane dha kohën  37”50, ndërsa në vendin  e tretë doli Kanadaja duke lënë pas Kinën e Xhamajkën.  Italia fitoi edhe  garën e 100 metrave në Olimpiadë.

Sfidanti.al