Të kuptohemi, jo se nuk pati dëshirën që argjentinasi të vazhdonte në “Kamp Nou”. Kjo nuk ka sesi të jetë, por ekspertët e gjuhës së trupit thonë se Zhoan Laporta ishte i përgatitur për largimin e Lionel Mesit, e madje donte që kjo histori të përfundonte duke e ditur mirë se nuk kishte asnjë mundësi financiare që Barcelona ta mbante. Katalanasit njoftuan dje zyrtarisht largimin e Mesit pas 21 vitesh në klub, ndërsa Laporta tregoi arsyet duke sulmuar bordin e mëparshëm me në krye ish-presidentin Bartomeu. Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se veprimet e Laportës tregonin se ai e donte një përfundim të tillë dhe se gjëra të tjera priten në të ardhmen.
Sfidanti.al