Çelsi jep 110 milionë euro, plus shpërblime, për Lukakun

E ardhmja e sulmuesit belg duket se është e zgjidhur dhe ajo do të jetë në Londër. Romelu Lukaku shumë  shpejt mund të njoftohet si lojtar i Çelsit, ndërsa klubi anglez njoftohet se ka bërë një ofertë më të madhe për kartonin  e tij, me vlerë rreth 110 milionë euro,  plus shpërblime të ndryshme, që mund ta ngrenë në 120 milionë, aq sa Interi kërkon për të. Vetë Lukaku mësohet se i ka thënë drejtuesve zikaltër se kërkon të kthehet në Londër, ndërsa rroga e tij pritet të jetë 350 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë 16.3 milionë paundë stërlina në vit (rreth 19 milionë euro).

Sfidanti.al