Vetëm 24 orë përpara sesa Barcelona të njoftonte lajmin sensacional të dështimit të rinovimit të kontratës për Lionel Mesin, në media doli fotoja e argjentinasit me 4 lojtarë të Paris SG, ndërsa ishte me pushime në Ibisa (Ibiza) të Spanjës. Mesi doli në foto i qeshur me Nejmarin, Di Marinë, Verrarin dhe Paredesin, dhe spekullimet janë që ai ndoshta e kishte vendosur se do të largohej nga “Kamp Nou” pas një karriere legjendare prej 21-vjetësh duke u bërë rekordmen thuajse për gjithçka. Madje, ka lajme se kapiteni i kishte thënë klubit se ishte i pakënaqur me uljen e rrogës dhe me cilësinë e skuadrës. Gjithsesi, ekziston mundësia që Mesi të shkojë tek Mançester Siti ku e pret Pep Guardiola dhe që ka një skuadër shumë të fortë, ndërsa MLS amerikane duhet të presë.
Sfidanti.al