Kinezja Hon Çan Çuan shënon emrin me shkronja të arta në Tokio

Olimpiada ka qenë edhe garë e adoleshentëve madje nga ata të 8-vjeçares, dhe pas disa shoqeve përpara saj, doli në skenë edhe një vajzë 14-vjeçare kineze. Ajo është Hon Çan Çuan që fitoi garën e hedhjes nga trampolina 10-metërshe për femra. Kampionia e re kineze bëri hedhje të përsosura duke fituar ndaj konkurrencës, e duke u bërë më e reja që fiton medalje olimpike në hedhje nga trampolina në 29 vjet. Në vend të dytë një tjetër adoleshente kineze, 15-vjecarja Ju Hsi Çen.

Sfidanti.al