Lojtarët e Realit tmerrohen nga maskat që u pakësojnë oksigjenin në stërvitje

Karlo Anceloti ka vendosur të bëjë stërvitje si dikur. Sa më shumë orë në kompleksin sportiv të klubit, sa më shumë seanca, sa më pak miqësore e sa më pak udhëtime. Aleat ka edhe kovidin që vazhdon të kufizojë turnetë e verës, dhe pritet që Reali i Madridit të jetë në formë shumë të mirë këtë sezon. Gjithsesi, lojtarët janë mërzitur shumë që përgatitësi atletik, Pintus, ka nxjerrë nga magazinat disa maska speciale që ndryshojnë nivelin e oksigjenit që merr organizmi. Synimi është të realizohet në mënyrë artificiale një stërvitje në nivele të larta malore, pasi sic duket kjo ndihmon që lojtarët të forcohen. Gjithsesi, madrilenët e dinë mirë sesa e vështirë është të vraposh me këto maska, në këto temperatura.

Sfidanti.al