Në kohën e tij quhen “Biri i Erës”, dhe e meritonte plotësisht. Askush deri në epokën e Usain Boltit nuk ka qenë aq i madh sa Karl Ljusi, madje atleti amerikan shkëlqente edhe në sprint, edhe në kërcim së gjati. Në ditën e sotme, “Biri i Erës” ndihet i zemëruar dhe i turpëruar që stafeta amerikane në 4×100 metra u eleminua që në bateri në Lojrat Olimpike. Katërshja amerikane e përbërë nga Bromell, Kerlej, Bejkër dhe Xhilaspi u paraqit shumë keq duke dalë në vend të gjashtë në bateri me kohën 38”10. Kina doli e para (37”92) e ndjekur nga Kanadaja, Italia, Gjermania dhe Gana. “Stafeta amerikane bëri gjithcka keq, – shkruajti Ljuisi në rrjetet sociale – që nga ndërrimi i stafetës, në mënyrën e vrapimit. U duk se nuk kishte koordinim, nuk kishte udhëheqje dhe sjellje prej skuadre. Atletët tanë vrapuan më keq sesa një stafetë fëmijësh.
Sfidanti.al