Kishte 13 vjet që vendi i madh europian nuk ia dilte të fitonte medalje të artë në not në Olimpiadë. Më në fund këtë “thatësirë” e përfundoi Florian Velbrok në Tokio 2020. Kampioni gjerman triumfoi në 10 km maratonë për meshkuj, duke qenë i pari medalist i artë që nga Brita Stefens në 2008 në Pekin. Ai pati epërsi të madhe duke i lënë rivalët pas plot 25 sekonda. Legjendat gjermane të notit si Franciska Van Almzik (në foto), Tomas Lurc apo Paul Biderman, e vlerësuan Velbrokun si “dominues që zhvilloi një garë të madhe”.
Sfidanti.al