Këtë nuk arrin ta kuptojë dot Nejmari, i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër disa përkrahësve të “selesaos” që duket se të dielën do të ndryshojnë “barrikadë” dhe do të mbështetin Lionel Mesin në finalen e Kupës së Amerikës. Është hera e parë që dy rivalët e mëdhenj ndeshen në një finale të tillë që nga viti 2007 (fitoi Brazili), ndërsa ndeshja do të luhet në “Marakana” të Rio de Zhaneiros, pra në truallin brazilian. Gjithsesi, emri i madh i Mesit ka bërë që disa brazilianë të kenë dëshirë që ai ta fitojë një trofe të madh me vendin e tij, edhe pse Argjentina është rivalja më e madhe në histori për Brazilin. Nejmari u nxeh dhe i ofendoi këta tifozë duke deklaruar se duke qenë brazilianë ata duhet të jenë me kombëtaren e tyre.
Sfidanti.al