PSG i bën ofertë Mesit, shpenzimet mund të arrijnë në 300 milionë euro!

Edhe pa argjetinasin, klubi francez ka bërë çmendur këtë verë dhe sipas mediave ka nxjerrë nga thesari plot 200 milionë euro. Të rinjtë në ekip janë me radhë si Vajnaldum, Donaruma, Hakimi, Ramos. Al Helaifi ka shpenzuar më shumë vetëm kur mori Nejmarin në 2017 për 222 milionë euro, ndërsa mori edhe Kilian Mbapenë, por të cilin e pagoi 180 milionë euro në 2018 pasi e mbajti një vit në huazim. Mediat shkruajnë se PSG i ka bërë ofertë Mesit dhe, ndonëse argjentinasi është pa kontrate me Barcelonën, ai mund të kërkojë rrogë 100 milionë euro në sezon, pra parizienët mund të kenë shpenzime deri në 300 milionë.

Sfidanti.al