Ëndrrat ishin të mëdha, dhe shpresa padyshim që do të vdesë e fundit. Kristiano Ronaldo ka si objektiv të fitojë qoftë edhe një herë të vetme Championsin në karrierë, për të barazuar rekordin e legjendës spanjolle të Realit, Fransisko Gento, veçse nuk është i bindur se këtë mund ta bëjë me Juventusin. Gjithsesi, si për ironi të fatit, rrethanat janë kombinuar në një mënyrë të tillë që e vetmja derë e hapur për portugezin mbetet ajo e Juves. Jo “katërkanatëshe “ si më parë, por gjithsesi e hapur.
Lajmi është që Zhorge Mendes po bisedon me drejtuesit e klubit italian rinovimin. Ronaldo ka edhe 1 vit kontratë në Torino, ndërsa sipas mediave synimi tani është të rinovojë edhe për një vit tjetër deri në 2023. Shpresat e tij për të shkuar tek Reali, Man. Junajtidi apo Paris SG nuk u justifikuan. Reali i mbylli derën, Junajtid nuk është bërë i gjallë, ndërsa PSG dëshiron të mbajë Mbapenë. Mbetet Juvja, por besohet jo me rrogën 31 milionë euro në sezon, edhe familja Anjeli “injektoi” 400 milionë euro shtesë në buxhetin e klubit.
Sfidanti.al