Mesi arrin 75 gola me Argjentinën, thyen rekordin e ndeshjeve

Kur vjen puna te ekipet kombëtare, Kristiano Ronaldon nuk e arrin dot, por kjo nuk do të thotë se golat e tij me kombëtare nuk kanë vlerë. Përkundrazi, Lionel Mesi po tregon se Argjentina mbetet pjesë e rëndësishme e identitetit të tij si futbollist dhe me dy golat e shënuar në Kupën e Amerikës ndaj Bolivisë hyri në 10 shënuesit më të mirë të historisë kur vjen puna me kombëtaret. Ai ka sot 75 rrjeta për Argjentinën, ndërsa theu rekordin e ndeshjeve me 148, një më shumë sesa Havier Maskerano. “Jam me fat që luaj me këtë kombëtare, – tha Mesi, – siç kam qenë me fat me Barcelonën”. Ai shërbeu edhe një asist në fitoren 4-1 ndaj Bolivisë.

Rekordmenët e golave me kombëtaren janë Ali Daei i Iranit dhe Kristiano Ronaldo me nga 109 secili, ndërsa më pas vijnë Mohtar Dahari (Malajzi) me 89, Ferenc Pushkash (Hungari) me 84, Çitalu (Zambia) 79, Husein Said (Irak) me 78, Pele (Brazil) me 77. Mesi pra i ka mundësitë të kalojë legjendën Pele, ndërsa mund të hyjë në 4 të parët. Në total ai ka 747 gola në karrierë (Barcelona+Argjentina), që do të thotë se është 36 gola prapa Ronaldos në total dhe 34 gola prapa portugezit për kombëtaret.

Sfidanti.al