Kurtua tregon yjet e Realit: Si sillen Ramos apo Modriç kur humbin!

Është portier i Belgjikës, por është gjithashtu edhe pjesë e Madridit. Tibo Kurtua tregon sesi sillen pas humbjeve yjet e Realit, të cilët kuptohet i njeh nga afër duke qenë në fushë bashkë me ta, si dhe në dhomën e zhveshjes. “Lojtarë të tillë si Modriç, Naço apo Karvahal e kanë shumë zët që të humbasin, nuk ngushëllohen dot, – thotë belgu, – ndërsa Sergio Ramosi apo Marselo përpiqen të heqin mendjen duke vendosur muzike me kufje në vesh”. i pyetur nga media franceze Telefut (Telefoot), se cili nga madrilenët është më tekniku, Kurtua veçoi njërin: “Për mua, më tekniku është Marselo”.

Sfidanti.al