Yjeve të Francës nuk i lejohet seksi në Kampionatin Europian!

Tashmë ka nisur një tjetër kampionat. Kështu gjykon trajneri i Francës, Didie Deshamp, ndërsa skuadra e tij mori rrugën e Bukureshtit, ku do të ndeshet sonte në orën 21:00 me Zvicrën. i njohur si trajner i rreptë, edhe pse mjaft i komunikueshëm me lojtarët, ai ka marrë edhe një vendim tjetër. Futbollistët e kombëtares nuk duhet të bëjnë seks me partneret gjatë kësaj periudhe, madje për të qenë i sigurt, Deshampi ka vendosur që gratë dhe të dashurat e tyre të mos afrohen fare tek hoteli apo në ambientet ku ndodhet ekipi.

Burime pranë skuadrës franceze bëjnë me dijë për mediat se futbollistët nuk janë të kënaqur, meqë pjesa më e madhe e tyre janë shumë të rinj. Gjithsesi, trajneri i “gjelave” nuk ka ndërmend të ndryshojë kurs. “Tani për ne ka filluar një turne tjetër, – thotë ai, – gjithçka që ka ndodhur në grup tashmë është lënë pas, ndërsa detyra është shumë e vështirë. Duhet të jemi 100 për qind të përqëndruar dhe të motivuar për t’ia dalë”.

Franca cilësohet favorite për fitoren e Europianit, ndonëse nuk ka bindur deri tani. Pas fitores 1-0 me Gjermaninë në ndeshjen e parë, pa treguar futbollin sulmuesi, kampionët e botës u ndalën në dy barazime, 1-1 me Hungarinë dhe 2-2 me Portugalinë në Budapest. Ndaj Zvicrës, francezët cilësohen favoritë për kualifikimin, por tradita e kohëve të fundit nuk ka qenë edhe aq e mirë. Katër nga 5 ndeshjet e këtyre viteve mes dy ekipeve kanë përfunduar në barazim, ndërsa Franca nuk do të ketë mbrojtësin Lykas Dinje dhe sulmuesin Usman Dembele, të dëmtuar.

Sfidanti.al