Nuk dihet nëse dy yjet e mesfushës do të jenë të premten të gatshëm për çerekfinalen ndaj Italisë. Belgjika vërtet ia doli ndaj Portugalisë në Sevilje, veçse kostoja që u detyrua të paguante ishte tepër e madhe. Kevin De Brujn dhe Eden Hazar u larguan nga fusha pas pushimit të dëmtuar dhe përshtypja është që mund të kenë probleme. De Brujni ndoshta pati ndonjë përndrydhje kaviljeje, por shpresohet që gjurin ta ketë në rregull, dhe të mund ta marrë veten në kohë. Sa për Hazarin, ylli i Realit u duk se kishte dhimbje në kofshë. Dëmtime të tilla janë më serioze.
“Ne u kualifikuam për në çerekfinale, por me çfarë çmimi, – tha bë BBC-në, gazetari belg Kritof Terrër (Terreur), – jam i lehtësuar për fitoren, por nuk e di sesa i rëndë është ky çmim me De Brujnin e Hazarin. Gjithsesi, kjo skuadër ka nevojë të pushojë dhe të bëjë seancat stërvitore. Belgjika tregoi karakter, ndonëse e pati shumë të vështirë”. Analistë si Kris Uodëll dhe Roi Kin nuk e pëlqyen ndeshjen, ndërsa theksuan se Portugalia eleminoi veten sepse nuk pati lojtarë sa duhet të sulm për të shënuar golat.
Sfidanti.al