Një yll belg sugjeron Romelu Lukakun për tek Bajerni

Ky është Emil Mpenza, ish-sulmuesi i “djajve të kuq”, që sot e ka mbyllur me futbollin dhe është 42 vjeç. Ish-sulmuesi që luajti në Bundesligë me Shalken, ka një propozim për Bajernin, pikërisht që të përpiqet të marrë Romelu Lukakun, sulmuesin kryesor të Belgjikës së sotme. “Lukaku i përshtatet shumë Bajernit, – thotë Mpenza, – sepse është lojtar tepër i fortë fizikisht, i shpejtë dhe me talent. Ai luan për skuadrën, është i thjeshtë dhe nuk sillet si yll. Ai është përmirësuar shumë dhe nuk ka nevojë për 5 raste që të shënojë gol, i mjafton një rast apo maksimumi dy. E vetmja gjë që duhet të përmirësojë është loja në ajër, sepse nuk e ka edhe aq të mirë edhe pse është shtatlartë dhe i fuqishëm. i vetmi sulmues që i kombinon të gjitha cilësitë është Robert Levandovski”.

Sfidanti.al