Damsgard, shkëlqimi i danezit që hyri rastësisht në Europian!

Quhet Mikel Damsgard dhe është një nga zbulimet më të mëdha të Euro 2020. Mesfushori 20-vjeçar i Danimarkës është një mrekulli brenda mrekullisë daneze në këtë kampionat, ndërsa shkëlqimi i tij ka lidhje së pari me fatkeqësinë e shokut të skuadrës, Kristian Eriksen. Vetëm pasi Erikseni u sëmur nga zemra dhe desh humbi jetën, trajneri i kombëtares vendosi të aktivizonte lojtarin e Sampdorias, që ka qenë ndër më të mirët. Me kartonin që besohet se kushton rreh 30-35 milionë euro, ai po kthehet në një “objekt dëshire” për klube të njohur në Europë. Barcelona, Juventusi e Totenhemi besohet se janë në rreshtat e parë, ndërsa Liverpuli e ka pëlqyer qysh më parë. “Ne duam 30 milionë euro, – thotë presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, – por, nëse ai shënon sërish, ne do të kërkojmë 40 milionë euro”.

Sfidanti.al