Kërcënimi nga Anglia, klubet e Superligës Europiane nuk blejnë dot yje!

Nuk dihet nëse do të bëjë punë dhe si do të shkojnë ngjarjer, por Federata Angleze e Futbollit dhe padyshim edhe drejtuesit e Premier Ligës po konsiderojnë një tjetër klauzolë për të mos lejuar që 6 klubet anglezë të kthehen sërish në Superligën Europiane. Mançester Junajtidi, Liverpuli, Mançester Siti, Çelsit, Totenhemi dhe Arsenali u tërhoqën pas protestave të tifozëve, por lajmet janë që formalisht ata nuk janë larguar nga struktura që e kishin bashkë me Realin, Barcelonë, Juventusin, Milanin, Interin dhe Atletikon e Madridit, dhe ku mund të jetë edhe Paris SG. Kërcënimi i FA-së është që 6 klubet angleze nuk do të lejohen të marrin yje të huaj nëse do të kthehen në Superligën Europiane. Të shikojmë, nëse pronarët e këtyre klubeve do t’i drejtohen gjykatave europiane nëse vendosin të ringjallin kompeticionin që për momentin dështoi.

Sfidanti.al