Katër gara radhazi pa fitore, Mercedesit kishte 8 vjet që nuk i ndodhte!

Në Formula 1 shpesh historia është e përcaktuar nga ciklet, pra kur një skuadër punon për disa vjet, mbetet nën hijen e një tjetre, por pastaj arrin aty ku do dhe dominon për një periudhë të gjatë kohe. Kështu ka ndodhur me Mercedesin për 7-8 vjet, por duket se kjo periudhë po merr fund. Red Bulli është superior dhe Ljuis Hamiltoni e pranoi pas Çmimit të Madh të Austrisë në pistën e Stirisë. “Nuk kemi përgjigje për Red Bullin, – tha ai, – nuk mundesha të zvogëloja distancën me Verstapenin. Ishte maksimumi i mundshëm që mund të bëhej”. Besohet se makina austriake ka një aerodinamikë më të mirë, diçka që ka qenë pika e fortë e Mercedesit për vite me radhë. Skuadra gjermane ka 4 gara pa fitore, diçka që nuk i ndodhte prej 8 vjetësh, pra duket se cikli po përfundon, ndonëse nga Hamiltoni dhe Mercedesi mund të pritet një reagim.

Sfidanti.al