Fernando Alonso: Spanjë-Kroaci? Del 3-0, por nuk e di se për kë!

Me të vërtetë një batutë e bukur e pilotit të shquar spanjoll të Formula 1 për ndeshjen e turit të dytë të Kampionatit Europian. E pra, një spanjoll pyetet se si do të përfundojë dueli i Spanjës me Kroacinë, dhe ai jep një përgjigje kryelartë: “Del 3-0!” Më pas ngacmohet duke i thënë se “përse mendon se Spanja do ta ketë kaq të lehtë?” “Unë nuk thashë se kush kualifikohet, – vazhdoi Alonso, – nuk thashë kush fiton, por kuptohet që shpresoj të fitojë Spanja”. Më pas, dy herë kampioni i botës theksoi se teorikisht, në çerekfikfinale, Spanja do të ndeshet me Francën, duke marrë për bazë që kualifikohen që të dyja. “Ndaj Francës do të ishte shumë e vështirë”, – gjykoi 39-vjeçari.

Sfidanti.al