Tifozët dhe analistët spanjollë kritikojnë Luis Enriken

Vërshëllimat nisën në stadium për Alvaro Moratën, ndërsa kritikat në rrjetet sociale, ku disa tifozë shkruan (në Tuiter) se “Luis Enrike është një tjetër Klemente, nuk do të na japë ditë lavdie”. Në përfundim në ndeshjes me Suedinë (0-0) në Sevilje nisën analizat televizive, dhe nuk është se pati kujdes për t’u kursyer. Megjithë respektin për Luis Enriken, njëri nga gazetarët kryesorë të medias “AS”, Tomas Ronsero theksoi se Gerard Moreno duhej të kishte luajtur përpara Alvaro Moratës, dhe se Tiago Alkantara duhej të kishte qenë titullar. Ai shtoi se Luis Enrike është njeri i tipit “këtu vendos unë”, ndërsa kritikoi tifozët që vërshëllyen Moratën. Gjithsesi, ish-sulmuesi, ish-trajneri dhe ish-drejtuesi i Realit të Madridit, Horge Valdano, deklaroi se Spanja e Luis Enrikes bëri gjithçka për ta fituar ndeshjen dhe se duhej ta kishte fituar. “Më shumë se kaq nuk mund të bëhet, – tha argjentinasi, – kritikat nuk janë të drejta”.

Sfidanti.al