Kalvin Filips, përse duhej që heroi i ri i Anglisë të shpëtohej nga futbolli?!

Ai jeton në një vend mjaft të zhvilluar, në një shoqëri me mundësi që shumë pak në rruzull i kanë, por nëse nuk do të kishte qenë i talentuar dhe me fat në futboll, mund të kishte përfunduar në “gropë”. Kalvin Filips është sot një hero i kombëtares së Anglisë, dhe tifozët ishullorë e këndojnë me të madhe emrin e tij, veçse ata që e njohin, si dhe mediat, e dinë se babai i tij është në burg në Lids. “Babai im u rrit në shoqëri të keqe, – pohon Filipsi, – jeta e tij ka qenë hyj e dil me burgun, me drogën, me sherret. Ai nuk e ka njohur babanë e tij, ndërsa në shkollë ishte i vetmi zezak”. Me gjasë, edhe ai vetë, do të kishte ndjekur gjurmët e babait.

Kur Lidsi u ngjit në Premier, ai foli në telefon me babanë, dhe dëgjonte në krahun tjetër sesi të burgosur këndonin himnin e ekipit. Një djalë me origjinë xhamajkane, Kalvini përfaqëson vërtet Anglinë, por është i lidhur me origjinën e tij, si dhe me lëvizjen “Jetët e zezakëve vlejnë”. Një djalë i fortë, ai është ngjitur me vështirësi në karrierë dhe në moshën 25-vjeçare më në fund ka hyrë në qarkun e ngushtë të kombëtares, si dhe ka shkëlqyer me Lidsin në elitën e futbollit anglez.

Sfidanti.al